Zyra e kryetarit ka konfirmuar se ftesat i janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me Thaçin për hapat e ardhshëm, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti. Sipas Zyrës së Informimit të kryetarit, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime. Sipas tyre, Thaçi sot në orën 10:00 takimin e parë e ka planifikuar ta takojë për konsultime kryeministrin në detyrë, njëherit kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në orën 10:30 do të takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kurse në 11:00 atë të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërsa, nesër, kreu i shtetit do t’i presë në takime të ndara konsultative kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në orën 10:00, kryetarin e Listës Serbe në orën 10:30, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e Grupit 6 Plus në orën 11:30.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …