Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të dekretojë 34 gjyqtarët nga radhët e komunitetit serb, të propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që nga muaji gusht i vitit 2015, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Presidencës. Zyra për media e kryetarit, Hashim Thaçi tha se propozimet nga Këshilli Gjyqësor, që janë pranuar përpara një viti, në periudhën para zgjedhjes së Thaçit në postin e kryetarit të Shtetit, nuk janë proceduar, pasi kanë kaluar afatet ligjore për emërimin e tyre. Me marrëveshjen e arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është paraparë që një Gjykatë Themelore dhe një Prokurori Themelore të funksionojnë për rajonin e Mitrovicës. Lëndët penale do të shqyrtoheshin në veri, kurse ato civile në jug të qytetit. Kryetari i Gjykatës do të jetë serb, kurse kryeprokurori shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …