Kryetari i Republikës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që për merita të veçanta të dekorojë pesë personalitete historike të familjes Delia nga Prekazi. Me titullin “Hero i Kosovës” janë dekoruar Ahmet Delia dhe Mursel Ahmeti, ndërsa me titullin “Urdhëri i Lirisë” janë dekoruar pas vdekjes Brahim Ahmeti, djali i Ahmet Delisë si dhe dy nipërit e tij Isë Zymer Ahmeti dhe Vesel Hajzer Ahmeti. Ahmet Delia si prijës udhëhoqi shumë kryengritje kundër autoriteteve osmane në vitin 1891, 1903, 1907, ndërsa në vitin 1912 së bashku me Hasan Prishtinën u bë nismëtar i kryengritjes së përgjithshme, e cila rezultoi me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Me 25 dhjetor të po këtij viti, ai ra heroikisht në Prekaz, në një ballfaqim të pabarabartë më njësitë ushtarake serbe, të cilat kishin sulmuar popullatën civile.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …