Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur aksionin e sotëm të organeve të drejtësisë për bastisjen e disa të dyshuarve për korrupsion. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, i pari i shtetit ka thënë se pret nga të gjithë të përfshirët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe Prokurorinë. “E përshëndes dhe mbështes fuqishëm aksionin e organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i së ardhmes sonë europiane. Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”, thuhet në shkrimin e kryetarit, Hashim Thaçi Duhet të theksohet se aksioni i sotëm i shoqëruar më tepër nga pompoziteti e buja mediale, bëhet në një kohë kur janë shtuar zërat që misionit të dështuar të EULEX-it, t’i vazhdohet mandati edhe për disa vite të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …