Kryetari Thaçi udhëton drejt Hagës ku dhe do të mbajë një ligjëratë si dhe do të takojë zyrtarë të lartë holandez

Kryetari Thaçi përshëndet emërtimin e autostradës Prishtinë – Mitrovicë me emrat e Zahirit, Edmondit e Hakifit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përshëndetur emërtimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë me ermin e tre heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Në një postim në rrjetin social, kreu i shtetit ka thënë se kujdesi institucional ndaj figurave të periudhave të rëndësishme historike të Kosovës nuk do të mungoj asnjëherë.

“E përshëndes vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërtimin e autostradës Prishtinë – Mitrovicë me emrat e heronjve të Kosovës: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.  Zahiri, Edmondi dhe Hakifi ranë heroikisht në misionin e tyre për lirinë e Kosovës si luftëtarë dhe komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht në një pikë të këtij segmenti rrugor, në Pestovë, më 31 janar 1997. Kujdesi institucional ndaj figurave të periudhave të rëndësishme historike të Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …