Kryetari, Thaçi, po qëndron një vizitë zyrtare, në Amerikë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Shtetit

Kryetari, Thaçi, po qëndron për një vizitë zyrtare, në Amerikë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Shtetit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë edhe z. John Bolton, këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo e me ish-presidentin, George W.Bush, njoftohet përmes një komunikate. Përveç tyre takime do të ketë me kongresmenë e senatorë dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Ai në këto takime do të diskutojë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …