leoni

Kryetari Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Kryetari Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Duke i uruar suksese në misionin e ri në Kosovë, Thaçi i ka ofruar ambasadorit gjerman bashkëpunim të plotë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Në këtë takim është biseduar edhe për sfidat për tejkalimin e pandemisë COVID-19. Nga ana tjetër, ambasadori i ri gjerman, Jörn Rohde, ka theksuar se Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen. Thaçi është shprehur optimist se gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ana e Gjermanisë do të mund të jetësohet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, pasi që Kosova tash e disa vjet i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …