Hashim Thaçi

Kryetari Thaçi pritet që më 19 dhjetor do të ketë në tavolinën e tij, Pakon e akteve të reformës zgjedhore

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që më 19 dhjetor  do të ketë në tavolinën e tij, Pakon e akteve të reformës zgjedhore, të punuar nga dy nëngrupet punuese, ai për Amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, dhe Ekipi Punues për ligjin e zgjedhjeve. Këto ekipe tashmë janë formuar si dhe kanë mbajtur edhe një takim më 21 nëntor bëjnë të ditur nga Presidenca e Kosovës. Por, në këto ekipe nuk janë të përfshira partitë politike, ato përbëhen nga: nga Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, dhe ka përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Zyrës së Kryeministrit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Sekretariatit të Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe Përfaqësues të shoqërisë civile.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …