leoni

Kryetari, Thaçi priti në takim ambasadorin britanik, O’Connell

Kryetari, Thaçi priti në takim ambasadorin britanik, O’Connell

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Në këtë takim, ata biseduan për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të marrëdhënieve. Kryetari, Thaçi përmendi se Kosova ka shmangur zhytjen në krizë politike dhe se ditët e fundit është parë një sjellje konstruktive e të gjitha palëve. “Është për t’u vlerësuar që debati është kthyer në çështjet si zbatimi i MSA-së dhe zhvillimi ekonomik i vendit”, ka deklaruar Thaçi. Në anën tjetër, ambasadori O’Connell shprehu kënaqësinë që në Kosovë po krijohen rrethana të tilla që do të ndikojnë në paraqitjen pozitive të vendit para botës. Në vazhdim, kryetari Thaçi dhe amabsadori britanik folën edhe për prezantimin në sport dhe mundësitë për paraqitje të Kosovës në Lojërat Olimpike si dhe dhe për marrëdhëniet rajonale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …