Kryetari Thaçi priti në takim gjenerallejtënant Rrahman Ramën dhe skuadrën fituese të medaljes së artë

Kryetari Thaçi priti në takim gjenerallejtënant Rrahman Ramën dhe skuadrën fituese të medaljes së artë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe skuadra e FSK-së, fituese e medaljes së artë në garën ushtarake në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, u pritën në Presidencë nga Kryetari i shtetit, Hashim Thaçi. Me këtë rast, Thaçi e përgëzoi komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama për sukseset që FSK-ja po i arrin në zhvillimin e saj të gjithmbarshëm profesional, mbështetjen që po u jep institucioneve dhe qytetarëve të vendit, e sidomos për suksesin e FSK-së të treguar në arenën ndërkombëtare dhe depërtimin e suksesshëm të saj, duke potencuar medaljen e artë që Skuadra e Brigadës për Reagim të Shpejtë, e fitoi këtë vit në Wells të Britanisë së Madhe, pranimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë ushtarake amerikane ,,West Point’’ si dhe pjesëmarrjen e suksesshme në ushtrime të përbashkëta në vend, rajon dhe më gjerë, si dhe për shkallen e lartë të ndërveprimit gjatë realizimit të aktiviteteve.

Më tej, Thaçi duke iu drejtuar pjesëtarëve të skuadrës së BRSH-së, fituese të medaljes së artë në garën ndërkombëtare tha, se, Kosova ndjehet krenare me sukseset e treguara të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë të cilat dëshmojnë profesionalizmin, përkushtimin, motivimin e lartë si dhe disiplinën e institucionit në përgjithësi. Gjithashtu, i pari i vendit tha se çdo sukses i FSK-së është një hap përpara drejt transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur si dhe një hap përpara në anëtarësimin e Kosovës në NATO. Nga ana e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama falënderoi presidentin e vendit, z. Thaçi për kujdesin, mbështetjen si për angazhimin në drejtim të avancimit të FSK-së dhe krijimit të mundësive që Forca të dëshmojë që është e aftë, e gatshme dhe e nderveprueshme me ushtritë e shteteve partnere dhe shteteve tjera si dhe mbështetjen për marrjen e përgjgjësive dhe detyrave të reja, ato të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …