Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim udhëheqësen e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në Amerikë, Abigail Robinson, të cilën e falënderoi për kontributin shumëvjeçar në procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. Ky ekip, sipas kryetarit Thaçi, e kishte përkrahur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga viti 2014, pas Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë. “Duke ditur rolin vendimtar të Amerikës në NATO, jemi të sigurt se procesi i integrimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike do të jetë shumë më i shpejt”, u shpreh presidenti Thaçi. Ndërsa, udhëheqësja e ekipit mbështetës në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën në Shtetet e Bashkuara, Abigail Robinson, theksoi se nga viti 1999 ka qenë nder dhe privilegj për të që të merret me Kosovën dhe të kontribuojë në procesin e shtet-ndërtimit dhe të krijimit të strukturave të sigurisë në Kosovë, ka thënë Robinson.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …