Në Kosovë është duke u krijuar një klimë e mirë për bizneset. Kështu ka vlerësuar kryetari i vendit, Hashim Thaçi gjatë një takimi me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Kryetari, Thaçi, me këtë rast, vlerësoi se panairet e biznesit në Kosovë janë një shenjë e mirë për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Gjatë këtij takimi, ai tha se Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë prodhuesit vendor. Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu u shpreh se është koha kur duhet të luftohet papunësia në vend.
