Kryetari Thaçi takon kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Thaçi takon kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar për tema të ndryshme, që ndërlidhen me forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe shteteve tona. Thaçi ka falënderuar kryeministrin grek për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Kosovës në proceset e integrimeve euroatlantike. “Tani është koha që bashkëpunimin  e mirë të deritanishëm ta zgjerojmë, ta rrisim një bashkëpunim të mirëfilltët ndërmjet dy shteteve tona”, ka thënë ai. Në takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar si dhe në arsim dhe kulturë. Nga ana tjetër, kryeministri Mitsotakis ka theksuar se Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndryshe, Thaçi, gjatë ditës do të zhvillojë takime të shumta me liderë nga shtete të ndryshme të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …