Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në New York, Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Philip Reeker, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Thaçi me Reeker e Palmer bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai u shpreh se ndonëse Kosova po hyn në proces elektoral, ky megjithatë është zhvillim krejtësisht normal. ”Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, fer e demokratike, prandaj pres që kështu të jetë edhe këtë herë”, tha Thaçi. Shefi i shtetit të Kosovës, shtoi se partitë politike, institucionet e Kosovës, do të angazhohen që Qeveria e re të formohet sa më parë dhe të merret me sfidat dhe nevojat urgjente të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ …