Kryetari, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, me ç’ rast pritet të takohet me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. Gjatë qëndrimit në Bruksel Thaçi do të bisedojë edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz dhe me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian. Temat e bisedimeve në selinë e BE-së, në Bruksel nuk janë bërë të ditura, por jozyrtarisht mësohet se BE-ja do të kërkojë nga Thaçi vazhdimin e dialogut me Serbinë, edhe pse Beogradi zyrtar nuk ka realizuar asnjërën prej marrëveshjeve të arritura.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …