Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të thërras për të hënën në një takim përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar mandatin të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, për të biseduar për caktimin e datës së seancës konstituive. Këtë e ka bërë të ditur për RTK këshilltari i Kryetarit Thaçi, Ardian Arifaj, sipas të cilit ftesat janë bërë gati që t’iu dërgohen partive politike, për takimin e 24 korrikut. Ai po ashtu ka thënë se seanca konstituive do të mbahet sipas afatit ligjor.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …