leoni

Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Kryetari Thaçi thotë se nuk ekziston asnjë marrëveshje e nënshkruar me Serbinë, siç përflitet nga disa politikanë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje e nënshkruar me Serbinë, siç përflitet në deklaratat e disa politikanëve në Kosovë. Përmes një përgjigje me shkrim, Thaçi tha se aktualisht ndodhet në pushime, tha se do ta takojë Ekipin negociator qysh të hënën. Ekipi negociator, i përbërë nga përfaqësuesit e Qeverisë dhe njërës nga partitë opozitare, ka kërkuar ditëve të fundit që t’i ketë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin negociator të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …