Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, i cili shpjegon se për këtë nismë ka marrë mbëshjtetje nga zëvendës-kryetari amerikan Mike Pence. Në një intervistë për RTK-në, Thaçi tha se temë e takimit ishte edhe formimi i ushtrisë, që sipas tij, do të ndodhë këtë vit. Po ashtu Thaçi tha se ka biseduar me dipomatin amerikan amerikan për vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë të re për përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje historike të normalizimit dhe pajtimit me rolin udhëheqës te Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …