Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimaj. Siç njofton kumtesa presidenciale, në takim u vlerësua se siguria mbetet synimi numër një në vend dhe AKI do të vazhdojë me zbatimin e agjendës shtetërore dhe konsolidues në të mirë të vendit dhe të gjithë qytetarëve. Kryetari, Hashim Thaçi dhe drejtuesi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës folën për përmbushjen e synimeve afatgjata të shërbimit të inteligjencës dhe të gjithë mekanizmave të sigurisë, të cilat kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …