Kryetari, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët mysliman në vend me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në telegramin e urimit thuhet se në këtë festë ndahen vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit. “Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit. Në këtë festë, e cila vjen pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit. Paqe, mirëqenie dhe shumë gëzime në familjet tuaja”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …