Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim informues me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ai tha se Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane si dhe së shpejti do të nisë rekrutimi i ushtarëve të rinj. “Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”, shkroi Thaçi.
