Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon ta mbajë gjallë idenë për bashkimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kosovën. Këtë ide ai e ka përmendur në një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kjo ka shkaktuar reagime të disa politikanëve të Kosovës, të cilët kundërshtojnë bashkimin e tri komunave shqiptare me Kosovës, në këmbim të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut me Serbinë. “Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”, ka thënë Thaçi. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkimit së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka saktësuar kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …