leoni

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Kryetari Thaçi: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Thaçi ka thënë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav. “Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …