Turqia

Kryetari turk, Erdoğan, sot qëndron për një vizitë në qytetin, Soçi, ku do të takohet me kryetarinrus, Vladimir Putin

Kryetari turk Rexhep Tajip Erdoğan, sot do të realizojë një vizitë njëditore në qytetin bregdetar rus,  Soçi, për t’u takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin për të diskutuar lidhjet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency. Erdoğan dhe Putin do të takohen personalisht për herë të dytë në 17 ditë pas takimit në kryeqytetin iranian Teheran, ku liderët patën një takim trepalësh me nikoqirin e tyre, presidentin iranian Ebrahim Raisi për samitin e 7-të në formatin Astana për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri, luftën kundër grupeve terroriste, si dhe situatën humanitare dhe kthimin vullnetar të sirianëve. Gjatë takimit të tyre më 19 korrik, liderët dënuan praninë dhe aktivitetet e shtuara të grupeve terroriste dhe filialeve të tyre me emra të ndryshëm në pjesë të ndryshme të Sirisë. Turqia thekson vazhdimisht vendosmërinë e saj për të çrrënjosur organizatat terroriste në Siri që kërcënojnë sigurinë e saj, duke përfshirë ISIS-in  dhe PKK-në, së bashku me degën e saj siriane. Përveç Sirisë, Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë gjithashtu luftën Rusi-Ukrainë, e cila tashmë është në muajin e saj të gjashtë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …