Kryetari i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, njëherësh edhe kryetar i radhës i Organizatës së Shteteve Turke zhvilloi telefonata veç e veç me drejtuesit e vendeve anëtare të këshillit, lidhur me zhvillimet në Kazakistan. Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Erdogan shkëmbeu mendime mbi zhvillimet e fundit në Kazakistan gjatë bisedave telefonike me bisedoi me Presidentin e Kazakistanit, Kasim Tokajev, Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev, Presidentin e Kirgizisë Sadir Caparov dhe Presidentin e Uzbekistanit Shevket Mirziojev. Në bisedën e tij me presidentin e Kazakistanit Tokayev, Erdogan deklaroi se ndjek nga afër zhvillimet në Kazakistan, vend miqësor dhe vëllazëror, si dhe uroi mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën në ngjarje dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Duke shprehur se Turqia solidarizohet me Kazakistanin, Erdogan deklaroi se edhe Organizata e Shteteve Turke në deklaratën e tij nënvizoi mbështetjen për Kazakistanin.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …