Kryetari Vehapi priti në takim lamtumirës komandantin e KFORI-LMT-së Austriak në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, priti në takim lamtumirës z.Ernst komandantit e KFOR- LMT-së Austriake në Rahovec, në takim ishte prezent edhe komandanti i cili do të zë vendin e tij z. Horst.

Kryetari Vehapi, falënderoi komandantin në largim z Ernst dhe komandantin i cili do të zë vendin e tij z. Horst dhe zyrtarët tjerë, për vizitën dhe për bashkëpunimin e mirë që ka pasur dhe u premtoj se bashkëpunimi i mirë që ka qenë deri me tani, do të vazhdohet edhe me tutje me komandantin e ri të KFOR-LMT-së  Austriak në Rahovec.

Nga ana e tij z Ernst komandanti i KFOR-LMT-së Austriake dhe zyrtarët e tjerë të cilët ishin prezent në këtë takim falënderuan kryetarin Vehapi për bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi dhe për premtimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit me komandantin e ri të KFOR-LMT-së z.Horst.

Në fund të takimit kryetari Vehapi, në shenjë respekti, për komandantin i cili ishte në detyre deri me tani i dhuroj një dhuratë me emblemën e Komunës së Rahovecit. Po ashtu kryetari pranoj një dhuratë  simbolike nga ane e komandantit z.Ernst.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …