Kryetari Vehapi priti në takim zyrtarët e OSBE-së të zyrës regjionale në Prizren

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, së bashku me nënkryetarin e Komunës dhe drejtorin për Buxhet dhe Financa pritën në takim z. George Katcharava, zyrtarin e lart të demokratizimit nga zyra rajonale e OSBE-së në Prizren si dhe z. Yusuke Hara dhe z. Aqim Emurli po ashtu zyrtar në zyrën rajonale të OSBE-së në Prizren.

Qëllimi i takimit ishte që të diskutohet në vazhdimësinë e zhvillimeve për financimin e këshillit për fshatin  Hoçë e Madhe të Komunës së Rahovecit. Gjatë takimit është theksuar nevoja për bashkëpunim dhe koordinim më të madh në mes të Komunës me nivelin qendror, respektivisht me Ministrinë e Financave.

Në këtë drejtim të dy palët u dakorduan, që në të ardhmen e afërt Komuna e Rahovecit të dërgoj një kërkesë tek ministria e financave dhe të njoftoj ministrinë e ambientit dhe planifikimit hapësinor për të kërkuar përfshirjen e kompetencave të zgjeruara për këshillin e fshatit Hoçë e Madhe në qarkoret buxhetore.

Kryetari Vehapi, konfirmoi përkrahjen e tij të plotë në zgjidhjen e kësaj çështjeje si dhe e theksoi nevojën për koordinim  me arteriet e nivelit qendror  përmes një tryeze të rrumbullakët  me qëllim që ti jepet zgjidhje kësaj çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …