leoni

Kryetari Vehapi vizitoi rrugët të cilat janë kubëzuar në fshatin Sopniq

Gjatë ditës së hënë, kryetari i komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi së bashku me z. Muhamet Behra, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë vizituar rrugët të cilët janë kubëzuar dhe rrugën e cila do të kubëzohet në fshatin Sopniq të Komunës së Rahovecit.

Kryetari Vehapi, gjatë vizitës së bërë rrugëve të cilat janë përfunduar tha se investimet në infrastrukturë rrugore, janë duke u bërë që të ju ofrohen kushte sa më të mira të gjithë banorëve të Komunës së Rahovecit duke e përfshi edhe fshatin Sopniq.

Në fshatin Sopniq, nga buxheti komunal janë planifikuara të kubëzohen tri rrugë, deri me tani janë kubëzuar dy rrugë ndërsa, pritet që të fillohet edhe kubëzimi  i një rruge tjetër po ashtu me kubëza. Gjatësia e rrugëve, të cilët janë planifikuar të kubëzohen në fshatin Sopniq është 450 metra dhe ky projekt pritet që të përfundoj, ashtu siç është e paraparë me kontratë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …