Thaçi: Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi kërkon që Kosova të përfshihet në strategjinë e re të KE-së

Kosova duhet të jetë e përfshirë në strategjinë e re të Komisionit Evropian për zgjerim sikurse të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Kjo ishte kërkesa e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin ekonomik botëror të mbajtur në Davos të Zvicrës, që temë kishte përshpejtimin dhe zhvillimin afatgjatë të këtij rajoni në BE. Pas diskutimeve u tha se Kosova është e përfshirë në këtë strategji, por vendi duhet të kryej edhe detyrat e veta. Një prej tyre është respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Kryetari Hashim Thaçi deklaroi për RTK-në në Davos, se me strategjinë e re për Ballkanin perëndimor që do të prezantohet nga presidenti i komisionit  Evropian, Jean Claude Juncker në muajin shkurt, krijohet edhe një mundësi që Kosova t’i marrë përsipër obligimet e saj dhe që vendi të jetë i përgjegjshëm përballë kërkesave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …