Kryekuvendari, Kadri Veseli, me rastin e 17-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ferki Aliu, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë lapidarit të këtij luftëtari, në Kçiq të Mitrovicës. Ai theksoi se jeta dhe vepra e Ferkiut, do të mbesin të paharruara për familjarët, shokët dhe bashkëluftëtarët. Më pas, kryetari Veseli bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule pranë shtatores së dëshmorit Sadik Bega-Mortaja në Ferizaj. Kryekuvendari Veseli vuri në pah heroizmin e Komandant Sadikut, me rastin e 18-vjetorit të rënies së tij.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …