leoni

Kryetari Veseli e Ministri Gashi propozojnë ndarjen e gjysmë milioni euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës të futet në rend të ditës marrja e vendimit për ndarjen e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në Futboll. Ky propozim bëhet duke u bazuar në premtimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe në akordim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe duke marrë parasysh kualifikimin e Kombëtares në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Ligën D dhe avancimin e Kosovës në Ligën C të UEFA Nations League. Sipas këtij propozimi kërkohet që Kombëtares t’i ndahen 500 mijë euro, në mënyrë që Kombëtarja gjatë fazës përgatitore për kualifikimet e radhës t’i ketë të gjitha kushtet e mundshme për përgatitje. Me këtë rast ministri Gashi ka deklaruar se “Ndarja e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll, ka kaluar nëpër të gjitha fazat procedurale të parashikuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore, andaj rekomandoj aprovimin e tij”. “Është një obligim i yni t’i përkrahim futbollistët e Kombëtares së Kosovës, për vazhdimin e sukseseve të tyre duke na prezantuar me dinjitet dhe që na bëjnë të ndihemi krenar të gjithëve”, është shprehur ministri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …