Kryetari Veseli mori pjesë në konferencën në përkujtim të 60-vjetorit të përpjekjeve të hungarezëve për liri

Kryetari Veseli mori pjesë në konferencën në përkujtim të 60-vjetorit të përpjekjeve të hungarezëve për liri

Kryekuvendari, Kadri Veseli, mori pjesë në konferencën në përkujtim të 60-vjetorit të përpjekjeve të Luftës për Liri dhe Revolucionit Hungarez të cilin e kishte shtypur me tankse Rusia  sovjetike 60-vjet më parë. Konferenca u mbajt në Prishtinë, nën organizimin e Ambasadës së Hungarisë në vendin tonë. Duke folur për rëndësinë dhe efektet politike të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë së popullit mik hungarez dhe të Evropës të pas Luftës së Dytë Botërore në përgjithësi, kryeparlamentari Veseli foli në kontekstin politik të kësaj periudhe, kur njerëzimi ishte e mbërthyer nga konflikti radikal midis dy sistemeve ideologjike, politike dhe ekonomike: botës së lirë, të demokracive liberale, ekonomisë së tregut të lirë, të lirive dhe të drejtave të njeriut, në njërën anë, dhe botës komuniste, ku liritë dhe të drejtat e njeriut shkeleshin në mënyrën më brutale të mundshme, në anën tjetër.

Kryetari i Kuvendit falënderoi Republikën e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që jep në procesin e integrimeve euro-atlantike të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar atë një nga vendet mike në mesin e miqve të shumtë që ka Kosova. Në frymën e këtij bashkëpunimi, kryetari Veseli paralajmëroi se në fillim të nëntorit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Budapest.

Kontrolloni gjithashtu

Ana Pisonero: Jemi pritje të finalizimit të reformave nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin

BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …