leoni

Kryetari Veseli priti një grup qytetarësh të komunitetit egjiptian

Me rastin e 24 qershorit – Ditës së egjiptianëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në ambientet e Kuvendit një grup qytetarësh të komunitetit egjiptian nga Kosova dhe vendet e tjera të rajonit. Duke u dëshiruar mysafirëve mirëseardhje në mjediset e institucionit më të lartë legjislativ të vendit, kryeparlamentari Veseli u uroi atyre 24 qershorin, duke e konsideruar shënimin institucional të kësaj dite si një tregues të vlerave të shoqërisë së Kosovës.

“Ne i çmojmë dhe besojmë në vlerat e multietnicitetit. Për ne, kulturat e ndryshme dhe identitetet e ndryshme nuk janë kërcënim, por pasuri njerëzore dhe përparësi e jona për zhvillim dhe integrim evropian. Republika e Kosovës funksionon mbi bazën e një kushtetute liberale dhe demokratike e cila njeh dhe garanton në mënyrë të barabartë liritë dhe të drejtat e individit, por edhe të komuniteteve etnike. Secili, në Kosovë, mund të ndjehet i lirë, të shprehë identitetin e tij kulturor dhe të ndihet krenar me përkatësinë e tij”, theksoi kryetari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …