Kryetari Veseli takoi një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut

Kryetari Veseli takoi një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut në Gjermani, të përbërë nga përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit të këtij landi. Ky delegacion kryesohej nga Gisela Erler, këshilltare shtetërore. Kryetari i Kuvendit i informoi mysafirët nga Gjermania me zhvillimet e përgjithshme në vend, në veçanti me punën e Kuvendit të Kosovës në miratimin e shumë reformave legjislative në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë. Kryetari Veseli theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për integrimet evropiane. Ai vlerësoi përkrahjen që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Në këtë drejtim, ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të thellohet, duke theksuar nevojën që, në veçanti Landi i Baden Wüttenberg-ut, ta mbështesë Kosovën në edukim profesional sipas modelit gjerman, në ekspertizë në fushën e ekonomisë dhe mbështetje në raport me integrimin evropian. Anëtarët e delegacionit nga Gjermania vlerësuan progresin e arritur në Kosovë dhe shprehen gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …