Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka shprehur dhimbje të thellë për sulmin që ka ndodhur në Nicë të Francës, ku nga një sulm me kamion kanë humbur jetën 84 persona. “Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje! shpreh dhembjen dhe keqardhjen e thellë për sulmin e mbrëmjes së 14 korrikut në Nicë të Francës, i cili na ka tronditur të gjithëve. Në emër të aktivistëve i dërgojmë ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit të Francës. Akte të tilla bartin me vete një thirrje për urrejtje. Por Franca e Iluminizmit nuk mund t’i përgjigjet kësaj thirrje me të njëjtën gjuhë. Vlerat e bashkëjetesës, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe të bashkësisë janë arma më e fortë mbrojtëse, janë mjekimi më i mirë ndaj plagëve të tilla”, ka shkruar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …