Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia vetë i merr vendimet dhe nuk do t’i bashkohet asnjë aleance. Ajo vetë do ta zhvillojë ushtrinë dhe mbrojtjen. Ai ka bërë të ditur se në selinë e NATO-s, në Bruksel e ka thënë hapur se Serbia nuk do të jetë shtet anëtar i NATO-s dhe këtë e kupton fort mirë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg. Ai e kupton situatën, askush nuk na detyron t’i bashkohemi NATO-s. Vuçiq ka thënë se shteti të cilin e drejton ka ushtri të fortë dhe do ta zhvillojë e do ta bëjë edhe më të fortë, në mënyrë që ushtarët dhe policët të jetojnë më mirë. Duke folur për reagimin e senatorit amerikan Rona Johnson lidhur me Qendrën Humanitare në qytetin e Nishit, Vuçiq ka saktësuar se Serbia zyrtarisht e ka njoftuar Amerikën lidhur me atë qendër.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …