Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi së bashku me nënkryetarin Nysret Kelmendi dhe drejtorin e Drejtorisë së Ambientit Arben Berisha, takuan ministrin e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani. Në takim u bisedua për rëndësinë që ka miratimi i projektligjit për Kastriotin. Me këtë rast ministri Ferid Agani u deklarua se zgjidhja e vetme për problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Kastriotit është projektligji për Kastriotin. Po ashtu ministri Agani shprehu gatishmërinë e tij dhe ministrisë që të realizoi projektin për pastrimin e lumit Sitnica. Në anën tjetër kryetari Xhafer Gashi e falënderoi ministrin për përkrahjen që po i jep projektligjit për Kastriotin dhe projektit për pastrimin e lumit Sitnica.
Kontrolloni gjithashtu
Reagim ndaj pretendimeve të EVSB-së për urat mbi lumin Morava në Viti
Në lidhje me deklaratën e publikuar nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) lidhur …