Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka uruar Thaçi për vitin e ri. “Gjithë të mirat për një vit të ri të lumtur dhe të begatë”, thuhet në urimin e sekretarit Stoltenberg. Edhe kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i ka dërguar urim presidentit Thaçi dhe popullit të Kosovës, duke uruar një fillimvit të mbarë. Sipas një njoftimi të Presidencës, Thaçi ka marrë urime edhe nga homologë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …