Kryetarin serb Aleksandar Vuçiq e pengon prezenca e flamurit kombëtar shqiptar në takimin Kurti -Abbott

Kryetarin serb Aleksandar Vuçiq e pengon prezenca e flamurit kombëtar shqiptar në takimin Kurti – Abbott

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, i ka bërë një pyetje Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott i cili u fotografua me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti  pranë flamurit shqiptar.“Pyetje për Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë: Në cilat zgjedhje fituan Kurti dhe partia e tij, dhe i cilit shtet është flamuri pranë së cilit  ju, Shkëlqesia juaj, jeni fotografuar me krenari me Kurtin? Unë do të ta bëj këtë pyetje derisa të marr një përgjigje”, ka shkruar Aleksandar Vuçiq në Twitter. Kujtojmë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para dy ditësh ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, Samuel Paice. Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se ambasadori Abbott e uroi Kurtin për suksesin zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …