Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në zyrën Regjionale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Gjilan, me Steve Dodds, Sekretarin e Dytë të Delegacionit të OSBE-së në Vjenë, dhe Melanie J.H. Scarlet, Shefen e Njësitit për Politika të Jashtme, Pajtim dhe Integrim në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i kësaj zyre, z. Iglil Totozani.
Në këtë takim, kryetari Haliti, ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin e OSBE-së në për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë. Ai theksoi se angazhimi i OSBE-së në mbështetje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë është i jashtëzakonshëm dhe ka kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, si dhe në promovimin e dialogut dhe bashkëjetesës ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare që jetojnë në Kosovë.
Kryetari Haliti i ka njoftuar ata edhe për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, duke përmendur projektet e realizuara dhe ato që janë në fazë implementimi. Gjatë takimit, kryetari Haliti theksoi se komuna e Vitisë është një shembull i mirë i bashkëjetesës dhe se ka mundësi të mira për zhvillim ekonomik dhe social në rajon.
I pari i komunës po ashtu ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me OSBE-në dhe me Ambasadën e Britanisë së Madhe.