Kryetari Thaçi: Liberalizimi i vizave, prioritet emergjent

Kryetari Thaçi: Liberalizimi i vizave, prioritet emergjent

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Estonia popullit dhe shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka theksuar se tash kur Estonia merr kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, Kosova pret një mbështetje edhe më të madhe në jetësimin e prioriteteve afatshkurta. “Prioritet emergjent mbetet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Vonesat e krijuara janë të pajustifikueshme”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se kriteri i demarkacionit është i padrejtë. Kreu i shtetit ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian mbetet opsioni i vetëm për qytetarët e Kosovës. Megjithëkëtë, presidenti Thaçi ritheksojë se BE-ja nuk duhet të vonohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor, meqë ato po shfrytëzohen nga fuqi të mëdha për të destabilizuar rajonin. Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, Thaçi ka kërkuar që përveç bashkëpunimit diplomatik, ato të shtrihen edhe në fusha tjera. Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser, ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …