Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, ka reaguar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili më herët kishte thënë në mënyrë thumbuese se Gjykata Kushtetuese duhet të “garojë në zgjedhje”, për shkak të vendimeve që, sipas tij, kanë karakter politik në lëndët e dorëzuara nga opozita. Ajo  konsideroi këtë deklaratë si një kontestim të legjitimitetit të gjykatave. Kjo çështje ngërthen një shkollë mendimi që konteston legjitimitetin e gjykatave. Këto shkolla të izoluara të mendimit thonë që gjykatat s’kanë të drejtë të vendosin mbi vendimet politike të përfaqësuesve të popullit, tha ajo. Gresa Caka-Nimani, e cila ka nëntë vite përvojë në Gjykatën Kushtetuese dhe katër vite si udhëheqëse e saj, është duke shërbyer në mandatin e saj të dytë në këtë institucion të rëndësishëm të rendit juridik, në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …