Kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, gjatë vizitës në Shqipëri tha se shteti i saj ka dërguar mbi 400 trupa në Kosovë, në kuadër të KFOR-it

Kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, gjatë vizitës në Shqipëri tha se shteti i saj ka dërguar mbi 400 trupa në Kosovë, në kuadër të KFOR-it

Kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, po qëndron për një vizitë në Shqipëri. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj. Zyra e shtypit në Presidencë,  ka bërë të ditur m  këtë rast se në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Kryetarja, Katalin Novak ka deklaruar se  Hungaria ka dërguar mbi 400 trupa në Kosovë si pjesë e KFOR dhe shpreson që situata të qetësohet dhe të gjendet rruga drejt paqes afatgjate. Ballkani është shumë i rëndësishëm se është peng i sigurisë së Europës. Paqja në Ballkan është e rëndësishme për sigurinë. Do i mbështesim në integrimin  e tyre në BE. Dua të theksoj 5 tema që folëm, integrimi euroatlantik, luftën në Ukraine, bashkëpunimin ekonomik, emigrimin ilegal dhe demografinë. Në radhë të parë, në lidhje me Ballkanin, më e rëndësishëm është stabiliteti, tha kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, gjatë vizitës  në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …