Kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, po qëndron për një vizitë në Shqipëri. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj. Zyra e shtypit në Presidencë, ka bërë të ditur m e këtë rast se në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Kryetarja e Hungarisë, Katalin Novak, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …