Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po qëndron sot për vizitë në Kosovë si pjesë e turneut në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të shprehur përkushtimin e komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt BE-së. Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, pati takime të ndara me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Zonja Osmani në konferencën e përbashkët me Ursula von der Leyen, uroi këtë të fundit për rizgjedhjen në krye të Komisionit Evropian, duke thënë se pret me padurim që ta vazhdojnë bashkëpunimin që kanë ndërtuar për gjatë viteve. Para nisjes së turneut të saj, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …