Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Zonja Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut. Von der Leyen ka vizituar,  Shqipërinë, ku është takuar  me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Dje ka vizituar Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë sot ku do të takohet me presidentin  Aleksandar Vuçiq. Ursula von der Leyen nesër do të arrijë  për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi, të shtunën në Podgoricë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-tit, gjeneralmajorin italian, Enrico Barduani

Kryeministri, Albin Kurti sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-tit, gjeneralmajorin italian, Enrico Barduani. …