Deputetja, Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së e ka kontaktuar shefin e kësaj Agjencie, Petrit Ajeti, për të kërkuar një përgjigje, meqë janë ngritur pretendime se agjencia është përfshirë në skandalin me lajmin e “Sllobodna Bosnes” që u trasnmetua në RTK. Ganimete Musliu ka thënë se në bazë të përgjigjes zyrtare që ka marrë, Drejtori i AKI-së ka deklaruar se AKI-së s’është e përfshirë dhe s’ka të bëjë me këtë rast. Në bazë të përgjigjes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast. Si kryetare e Komisionit Mbikqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale, deputetja, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …