Blerta Deliu-Kodra: Programi i Qeverisë Kurti është më shumë program dëshirash i kalkuluar me votë elektorale

Blerta Deliu-Kodra thotë se në muajin qershor pritet të nxirret rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës njëheresh, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në muajin qershor pritet të nxirret rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Duke iu referuar vizitës së Komisionit faktmbledhës të Bashkimit Evropian në Kosovë për vizat. Ajo ka thënë se ky delegacion është informuar për të dhënat e fundit në luftimin e krimit dhe korrupsionit si një nga kushtet e fundit. “Besoj se ky delegacion me të dhënat që ka marrë në Prishtinë, në qershor do të arrijë të nxjerrë një rekomandim pozitiv për liberalizimin vizave për Kosovën”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …