Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka reaguar pas publikimit të videos nga diaspora lidhur me keqpërdorimin e votave

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, propozon që të hiqet votimi me kusht në Kosovë

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se me një ligj të ri për zgjedhjet që do të ishte pjesë e Kodit Zgjedhor, duhet të bëhen ndryshime rrënjësore në procesin e zgjedhjeve, një nga këto ndryshime edhe largimi i votimit me kusht. Sipas Dakës, votimi me kusht nuk është i nevojshëm pasi Kosova është e vogël dhe shumë shpejt nga çdo cep i Kosovës mund të arrihet atje ku është vendvotimi. Sa i përket kategorive që nuk kanë mundësi të jenë pjesë e votimit, si të burgosurit, policët, personeli mjekësor apo edhe pjestarët e FSK-së që janë në detyrë, Daka ka deklaruar se se do të ishte më mirë të votojnë një ose dy ditë para zgjedhjeve, që ditën e zgjedhjeve të mos kenë nevojë të votojnë me kusht. Sipas saj, votimi me kusht krijon vonesa në numërim të votave, shpallje të rezultateve si dhe jep mundësi manipulimi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …