Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në Samitin Bërdo-Brioni

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, me ftesë të kryetares së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe kryetarit  të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Mysafir i Samitit të nesërm është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në këtë samit do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe presidenti i Austrisë, Heinz Fischer. Samiti Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për t’i ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …